E drejta për paraqitjen e ankesës
Të drejtë për paraqitjen e ankesës kundër vendimit të ofruesit të shërbimeve kanë të gjithë konsumatorët të cilët janë të pa kënaqur me vendimet e ofruesit të shërbimeve të ujit dhe të cilët kanë interes të kërkojnë revokim, shfuqizim ose ndryshim të aktit administrativ në përputhje me dispozitat ligjore.
Ankesat të cilat i drejtohen Komisionit Këshillues të Konsumatorëve mund të parashtrohen në zyre të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, në të gjitha kutit e posaçme të KKK të cilat janë të vendosura në të gjithë ndërtesat e ofruesve të shërbimeve si dhe mund të dërgohen me postë në adresën:
Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit Rr. Ali Pashë Tepelena, nr. 01 Prishtinë, Kosovë