ARRU logo
296 - Licencimi | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Asnjë ofruesve i shërbimeve që ofrojnë shërbime të ujësjellësit, ujërave të ndotura, furnizimit të uji të përpunuar dhe të papërpunuar me shumicë në Republikën e Kosovës nuk mund të ofrojnë këto shërbime pa pasur licencë të shërbimit.

Në pajtim me nenin 4.3.1 të Ligjit Nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) është kompetent për licencimin e ofruesve të shërbimit që ofrojnë shërbime të ujësjellësit, ujërave të ndotura, furnizimit të uji të përpunuar dhe të papërpunuar me shumicë në Republikën e Kosovës.

Procedurat, kërkesat, informacionet, dokumentacion etj, janë të përshkruara në Ligjit Nr.05/L-042 si Rregullën për Licencim e Ofruesve të Shërbimit të Ujit në Kosovë Rr.05/2016

ARRU ka autoritet të mbikëqyr dhe të ndërmerr masa në rast të shkeljes apo/ose mos respektimin e Licencës së Shërbimit e cila konsiston në masën për gjobitje dhe revokim të Licencës së Shërbimit nëse nuk i ka evituar shkeljet.