ARRU logo
318 - Tarifat | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Tarifat

ARRU i përcakton apo aprovon tarifat e shërbimit me të cilat Ofruesit e Shërbimeve i faturojnë konsumatorët e tyre për shërbimet e ofruara, në bazë të autorizimeve të dhëna në Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave.

Shërbimet për të cilat ARRU aprovon tarifat përfshijnë:

  • Shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza të cilat ofrohen nga shtatë Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) të licencuara nga ARRU;
  • Shërbimet e furnizimit të ujit me shumicë të ofruara nga Hidrosistemi “Ibër-Lepenci” Sh.A. për KRU-të;

Aprovimi i tarifave bëhet përmes Urdhëresave Tarifore që e nxjerrë ARRU duke u bazuar në shqyrtimin e aplikacioneve tarifore të cilat bëhen nga ana e Ofruesve të Shërbimeve në pajtim me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me kuadrin ligjor.

Parimet e përgjithshme dhe kriteret për vendosjen e tarifave janë përcaktuar me Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Politikat Tarifore, ndërkaq procedurat e detajuara për aplikim dhe shqyrtim të aplikacioneve si dhe metodologjia e kalkulimit të tarifave janë përcaktuar me Rregullat Tarifore.