ARRU logo
279 - Per_arru | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Autoriteti rregullator për shërbimet e ujit (ARRU) si autoritet I pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë.

Roli i ARRU është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.



Autorizimet dhe përgjegjësitë e ARRU përfshijnë:

  • Licencimin e ofruesve të shërbimeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të përcaktuara me licencë të shërbimit;
  • Përcaktimin e tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe të arësyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve;
  • Vendosjen e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit nga ofruesit e shërbimeve të këtyre standardeve;
  • Monitorimin e performancës së ofruesve të shërbimeve për të vlerësuar nëse ata i përmbushin kushtet e përcaktuara me licencën e shërbimit si dhe caqet e përcaktuara me procesin tarifor;
  • Themelimin dhe mbështetjen e Komisioneve këshilluese të konsumatorëve në shtatë regjionet e Kosovës;
  • Hartimin dhe miratimin e rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore në pajtim me autorizimet që ka në bazë të këtij ligji dhe ligjeve tjera të aplikueshme;
  • Inspektimin e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore të Autoritetit.
SHFAQ TË GJITHA


Llogaridhënia e ARRU

Në pajtim me Ligjin Nr. 05/L -042, për punën e vet, ARRU i përgjigjet Kuvendit të Kosovës i cili e emëron Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e ARRU.

 

Financimi i ARRU

Financimi i ARRU bëhet nga taksat e licencimit që paguajnë Ofruesit e Shërbimeve të licencuar nga ARRU.