ARRU logo
390 - Per_konsumatoret | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

ARRU ka themeluar Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve (KKK) në 7 regjione ku ofrojnë shërbimet e tyre ofruesit e licencuar të shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të zeza.

Përgjegjësitë kryesore të KKK përfshijnë:

  • Shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve të cilët ose nuk kanë marrë përgjigje nga ofruesi i shërbimeve në ankesën e tyre ose nuk janë të kënaqur me përgjigjen e marrë;
  • Konsultohen nga ARRU lidhur me vendime të rëndësishme rregullatore që ARRU duhet të ndërmer (përcaktimi i tarifave, amendmentimi i Rregullave etj.);
  • Japin rekomandime për ARRU-në lidhur me kërkesat apo ankesat të cilat i kanë shqyrtuar duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe hulumtimet e bëra;
  • Bëjnë anketime dhe studime lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj konsumatorëve (satisfakcioni me nivelin e shërbimeve të ofruara, gatishmëria dhe mundësitë e konsumatorëve për të paguar etj.)

Ankesat për KKK mund të dërgohen:

Në lokalet e të gjithë Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit dhe Ujërave të Zeza – te Shërbimet e Konsumatorëve në kutinë e posaqme të dedikuar për ankesa që iu drejtohen KKK-ve;

Në adresë të ARRU-së: Rr. Ali Pashë Tepelena, nr.01 Prishtinë, Kosovë

Përmes postës elektronike: info@arru-rks.org


Lista kontaktuse e anëtarve të Komisionit Këshilues të Konsumatorëve për Rajonet e Kosovës

SHIKO