ARRU logo
1932 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), ripërtërin Licencat e shërbimit për 7 Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU), dhe NPH ‘Iber Lepenci’


19.12.2016

Sot në Prishtinë, me një ceremoni, Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), në pajtim me mandatin e vet ligjor të bazuar në Ligjin Nr. 05/L-042, bëri Përtëritjen e Licencave të Shërbimit për shtatë Kompanitë Regjionale të Ujit, të cilat ofrojnë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe për kompaninë e cila kryen shërbimet e furnizimit të ujit me shumicë. Licencimi i këtyre kompanive janë të vlefshme për afat 2-vjeçar, duke filluar nga data 01 qershor 2016.

Kompanitë e licencuara janë:


• KRU ‘Prishtina’ sh.a., Prishtinë
• KRU ‘Hidrodrini’ sh.a., Pejë
• KRU ’Radoniqi’ sh.a., Gjakovë
• KRU ‘Bifurkacioni’ sh.a., Ferizaj
• KRU ‘Hidromorava’ sh.a., Gjilan
• KRU ‘Mitrovica’ sh.a., Mitrovicë
• KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sh.a.,Prizren
• Ndërmarrja Publike Hidro-Ekonomike ‘Ibër-Lepenc’ sh.a., Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përpos përfaqësuesve të kompanive publike të licencuara, mori pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor znj. Duda Balje ,e cila me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit, dhe shprehu gatishmërinë që përmes ARRU t’i japë përkrahje KRU-ve aty ku mundet duke bashkëpunuar më ngushtë.

Drejtori i ARRU, z. Raif Preteni, fillimisht përshëndeti të pranishmit: “Licencimi i kompanive të ujit është një ndër funksionet më të rëndësishme të procesit rregullator të cilin e zbaton ARRU, për faktin se me licencim veprimtaria e këtyre kompanive vendoset në suaza të rregullimit ligjor, duke iu nënshtruar kushteve dhe standardeve të përcaktuara me kornizën rregullatore. Pas shqyrtimit të aplikacioneve dhe gjithë dokumentacionit të kërkuar, ARRU ka vendosur për të ripërtëritur licencat duke filluar nga data e sotme 01.06.2016 për shtatë KRU-të dhe N.H. “Iber Lepenci”. Në krahasim me periudhat paraprake të licencimeve, licencat kësaj radhe do të jenë më afatshkurtra – licencat janë të vlefshme deri me 10.09.2018. Arsyeja kryesore për këtë afat të licencës është afati i vlefshmërisë së Vendime të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për lejimin e shfrytëzimit të burimeve ujore. Arsye tjetër është gjithashtu se pothuajse të gjitha KRU-të tanimë kanë filluar implementimin e fazës së V-të të projektit të zyrës zvicerane për rehabilitimin e sistemeve rurale dhe marrjes nën menaxhim të këtyre sistemeve nga KRU-të, si dhe Vendimi i Qeveris Nr, 08/18, i datës 08.06. 2011,sipas te cilit vendim Njësitë operative te Ujësjellësve Komunal dhe komunat tjera të konsolidohen në kompanitë e licencuara Rajonale”.

Duke folur për rëndësinë e Licencimit si dhe duke premtuar në bashkëpunim, z. Preteni ndër të tjerat shtoi: “ARRU do të vazhdojë të bashkëpunojë me ju për të përmbushur rolin e vet për rregullimin ekonomik të shërbimeve të ujit , mbrojtjen e konsumatorëve duke siguruar që kompanitë të ofrojnë shërbime cilësore, efiçente dhe të sigurta për tërë konsumatorët, pa lënë pas edhe kujdesin për qëndrueshmërinë financiare të kompanive. Ndërtimi i besimit të konsumatorëve në kompanitë publike të cilat ofrojnë shërbime vitale siç janë shërbimet e ujit, është hapi kryesor i cili kërkon kohë dhe mund për tu arritur, prandaj bashkëpunimi juaj si ofrues të këtyre shërbimeve është i domosdoshëm. Suksesi arrihet vetëm përmes bashkëpunimit mes nesh, ndërsa përfitues nga ky sukses do të jenë qytetarët e Kosovës, pjesë e të cilëve jemi edhe ne të gjithë ‘.