ARRU logo
418 - Publikimet | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Komisioni Shqyrtues

Ofruesi i shërbimeve mund t’i parashtrojë kërkesë Komisionit shqyrtues për të shqyrtuar çdo vendimi të sjellë nga Autoriteti në pajtim me nenin 41, me kusht që kërkesa të jetë bërë me shkrim brenda një (1) muaji nga data e vendimit të Autoritetit. Për t’i ikur dyshimit, urdhërat dhe rregullat e lëshuara nga Rregullatori në pajtim me këtë Rregullore gjithashtu i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e Komisionit shqyrtues, nëse ofruesi i shërbimit parashtron kërkesën për një shqyrtim të tillë.

Komision shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i emëruar nga Kuvendi, një anëtar i emëruar nga Rregullatori dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.

Komisioni shqyrtues miraton procedurën, e cila zbatohet gjatë marrjes parasysh të çështjeve të referuara për Komisionin shqyrtues.

Pas shqyrtimit të prezantimeve të ofruesit të shërbimeve dhe të Autoritetit, komisioni shqyrtues i jep ofruesit të shërbimeve dhe Autoritetit një vendim të hollësishëm me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëve, i cili publikohet, me kusht që çdo informacion sipas të cilit do të mund të identifikohej konsumatori, ndonjë punonjës i ofruesit të shërbimeve apo Rregullatori, të mos jipet pa pëlqimin e atij personi.


Vendimi i Komisionit Shqyrtues 30.07.2018

SHIKO

Vendimi i Komisionit Shqyrtues 06.02.2014

SHIKO

Vendim i komisionit shqyrtues 26.12.2012

SHIKO

Vendim i komisionit shqyrtues 02.11.2012

SHIKO

Vendim i komisionit shqyrtues 26.10.2011

SHIKO

Vendim i komisionit shqyrtues 19.10.2011

SHIKO