Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit
Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) është institucion i pavarur rregullator, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit. ARRU ushtron funksionet dhe kompetencat e tij në mënyrë të pavarur nga çdo organ apo autoritet tjetër publik në Republikën e Kosovës. ARRU është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të të gjithë ofruesve të licencuar të shërbimeve të ujit në Kosovë, me qëllim sigurimin e ofrimit të shërbimeve cilësore, efikase, të sigurta dhe të qëndrueshme, në baza jo-diskriminuese për të gjithë konsumatorët, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Roli dhe Përgjegjësit e ARRU-së
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ARRU ushtron funksionet e veta si autoritet rregullator për sektorin e ujit përmes këtyre autorizimeve dhe përgjegjësive kryesore:
- Licencimin e ofruesve të shërbimeve të ujit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të përcaktuara me licencë
- Përcaktimin dhe miratimin e tarifave të shërbimeve, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmëri financiare të ofruesve të shërbimeve
- Vendosjen e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre nga ofruesit e shërbimeve
- Monitorimin e performancës së ofruesve të shërbimeve në raport me kushtet e licencës dhe objektivat e procesit tarifor
- Shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve në shkallën e dytë të procedurës administrative
- Hartimin dhe miratimin e rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore në përputhje me ligjin
- Inspektimin e standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore të Autoritetit
Llogaridhënia
Në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili emëron Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e ARRU-së. ARRU i paraqet komisionit parlamentar përkatës pranë Kuvendit raportin vjetor të punës për vitin paraprak, si dhe planin e punës me objektivat e performancës për periudhën pasuese. Gjithashtu, këto dokumente publikohen në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut.
Fincnimi
ARRU financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. ARRU realizon të hyra vetanake nga taksa vjetore e licencimit të ofruesve të shërbimeve të ujit, të cilat realizohen përmes llogarisë bankare të ARRU-së dhe, në përputhje me rregullat buxhetore në fuqi, transferohen në Buxhetin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, duke përbërë kontribut në financimin e përgjithshëm buxhetor.
Lajmet e fundit

Legjislacioni
Legjislacioni parësor i cili i jep ARRU-së autorizimet, përgjegjësitë dhe mandatin për rregullimin e shërbimeve të ujit në Kosovë …

Ankesat e konsumatorëve
Në sektorin e shërbimeve publike të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura, të cilat funksionojnë në kushte të monopolit natyror, rregullativa …
October 2026
| MMonday | TTuesday | WWednesday | TThursday | FFriday | SSaturday | SSunday |
|---|---|---|---|---|---|---|
28September 28, 2026 | 29September 29, 2026 | 30September 30, 2026 | 1October 1, 2026 | 2October 2, 2026 | 3October 3, 2026 | 4October 4, 2026 |
5October 5, 2026 | 6October 6, 2026 | 7October 7, 2026 | 8October 8, 2026 | 9October 9, 2026 | 10October 10, 2026 | 11October 11, 2026 |
12October 12, 2026 | 13October 13, 2026 | 14October 14, 2026 | 15October 15, 2026 | 16October 16, 2026 | 17October 17, 2026 | 18October 18, 2026 |
19October 19, 2026 | 20October 20, 2026 | 21October 21, 2026 | 22October 22, 2026 | 23October 23, 2026 | 24October 24, 2026 | 25October 25, 2026 |
26October 26, 2026 | 27October 27, 2026 | 28October 28, 2026 | 29October 29, 2026 | 30October 30, 2026 | 31October 31, 2026 | 1November 1, 2026 |
