ARRU logo
283 - Per_arru | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Kodi i Punës i ARRU-së përcakton parimet kryesore për përmbushjen e detyrave ligjore të ARRU-së si rregullator ekonomik i sektorit të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave (të ngurta) në Kosovë. I njëjti bazohet në Praktikën e mirë Kosovare dhe Ndërkombëtare.

Ky kod përcakton qasjen e përgjithshme që zbatohet nga ARRU dhe ofron një kornizë të parimeve të përgjithshme e cila do të zbatohet nga ARRU në kryerjen e funksioneve të tij. Kjo është me rëndësi jo vetëm për ARRU por gjithashtu edhe për: a) Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe Kanalizimit në kuptimin e sigurisë rregullatore, b) konsumatorët të cilit llogarisin tek ARRU në mbrojtjen e interesave të tyre, c) për palët tjera të sektorit të ujit dhe kanalizimit për evitimin e keqkuptimeve dhe promovimin e harmonisë në sektor dhe d) palëve tjera më gjërë përfshirë Qeverinë dhe donatorët ndërkombëtar.

Kodi i Punës

SHIKO