ARRU logo
2037 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Punëtoria e datës 24-25.10.2013


26.12.2013

Punëtoria e përbashkët midis dy institucioneve analoge ZRRUK dhe ERRU për shkëmbimin e eksperiencës

Për të katërtin vit me radhë, në Prevallë të Prizrenit në datat 24 – 25 Tetor u zhvillua takimi i përbashkët midis dy institucioneve analoge ZRRUK – ERRU, me qëllimin kryesor shkëmbimin e eksperiencës midis dy rregullatorëve në sektorin e Ujit.

 

Çështjet kryesore të trajtuara gjatë këtij takimi ishin:

  1. Këmbimi i informatave në lidhje me pyetësorin për entet rregullatore të ujit, të parashtruar nga projekti I OBZHE për zbatimin e rregullave më të mira në sektorin e shërbimit të ujit.
  2. Diskutimi rreth mundësisë së unifikimit të treguesve të performancës ZRRUK-ERRU.

 

Ditën e dytë u zhvillua një vizitë tek burimi i Drinit të Bardhë, në Radac të Pejës, ku grupi u mirëprit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ sh.a. Pejë, z. Tigani, si dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve z. Hyseni.