22.12.2013
VIZITA ZYRTARE NË TIRANË/ SHQIPËRI (13-15 MAJ 2013)
Konferenca Ndërkombëtare “Improving Performance in Emerging Economies”
Nga data 13-15 maj 2013,në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, është mbajtur konferenca ndërkombëtare për menaxhimin e kompanive regjionale të ujit me titull “Improving Performance in Emerging Economies”
Kjo konference është organizuar nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë SHUKALB së bashku me Shoqatën Ndërkombëtare të Ujit (IWA), me ç’rast ne si Rregullator kemi qenë të ftuar të marrim pjesë në këtë konferencë, si dhe të paraqesim përvojën e sfidat me të cilat është ballafaquar sektori i ujit në Kosovë, me anë të prezantimeve.
Pjesëmarrës në këtë konferencë nga Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim ZRRUK , kanë qenë:
Raif Preteni Drejtor i ZRRUK,
Sami Hasani Udhëheqës i Departamentit për Financa dhe Tarifa Rregullatore,
Vehbi Duraku Analist për asete dhe investime kapitale.
Lule Aliu Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun dhe AP.
Gjatë dy ditëve të Konferencës (14-15 maj) morën pjesë mbi 50 profesionistë të ujit nga 22 vende të ndryshme, si Anglia, Japonia, Franca, Greqia, Amerika, Holanda, Gjermania, Polonia, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Rumania, Libani, Bosnjë dhe Hercegovina, Austria, Portugalia dhe Shqipëria, të cilët paraqitën përvojat e tyre në menaxhimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që vlerësohet se do të ndihmojë të gjithë menaxherët e shërbimeve, personelit të lartë të shërbimeve, konsultantë, akademikë, dhe ofruesit e Menaxhimit të Teknologjisë për të formësuar strategjitë e ardhshme për një performancë më të mirë.
Temat e prezantuara nga përfaqësuesit e ZRRUK ishin: