ARRU logo
2298 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, aprovoi tarifat volumetrike të shërbimeve publike të ujit për 7 Kompani Rajonale të Ujësjellësit për vitin 2018 dhe përcaktoi metodologjinë e rishikimit të rregullt të tyre për vitet 2018 dhe 2020


03.01.2018

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) është institucion i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij sipas Ligjit Nr. 05/L -042 PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT, të shpallur në Gazetën Zyrtare Nr. 4/2016 datë 14.01.2016. Një ndër përgjegjësitë e ARRU-së është përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e licencuar të shërbimeve të ujit në Kosovë. 

Pas inicimit të procesit dhe pranimit të aplikacioneve nga të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU), për përcaktimin e tarifave për vitet 2018-2020, ARRU ka shqyrtuar, analizuar dhe vlerësuar të dhënat e parashtruara në Biznes Planet Rregullatore të çdo KRU, bazuar në politikat rregullatore të këtyre shërbimeve.

Duke u bazuar në kërkesat e KRU-ve dhe sipas rekomandimeve nga takimet me Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve, me qëllim tё vendosjes sё drejtësisë nё mes tё konsumatorëve shtëpiak dhe atyre jo shtëpiak, duke u bazuar në politikat tarifore, ARRU ka vendosur tё reduktoj shkallën e ndёr-subvencionimit pёr tarifat volumetrike tё ujit. ARRU njëherit ka reduktuar tarifat fikse mujore pёr konsumatorët jo shtëpiak (Institucione, Biznese dhe Industri) nga 3 euro nё 2 euro nё muaj, derisa tarifat fikse pёr konsumatorët shtëpiak kanё mbetur tё njëjta dhe atë në vlerë prej 1 euro nё muaj.

Si rezultat i zvogëlimit të ndër-subvencionimit, që u përmend më sipër, te të gjitha KRU-të kemi zvogëlim të tarifave volumetrike për shërbimet e ujësjellësit, tek të gjithë konsumatorët jo shtëpiak për tri vite të procesit tarifor. 

Duhet theksuar se gjatë tri viteve të fundit nuk ka pasur ngritje të tarifave në asnjë KRU. 

Rritja e ekuilibruar e tarifave për konsumatorët shtëpiak bazohet në zvogëlimin e shkallës së ndër-subvencionimit, ndërmjet konsumatorëve shtëpiak dhe jo shtëpiak, si dhe nё rritjen e prodhimit tё ujit nga KRU, nё funksion tё zgjerimit tё shërbimeve dhe rritjes sё shkallës sё mbulimit me shërbime tё ujit. 
Pёr tё siguruar furnizim 24 orё me ujё KRU ‘Prishtina’ ka ndërtuar fabrikën pёr përpunim tё ujit. Duke marrё parasysh se fabrika e ujit nё Shkabaj e ndёrtuar nga KRU Prishtina pёrveq donacioneve njё pjesё e madhe ёshtё financuar nga kredia rreth 22 milion euro, rrjedhimisht ndikon nё rritjen e tarifave tё ujit pёr konsumatorёt shtëpiak nё regjionin e Prishtinёs.

Gjatё procesit tarifor 2018-2020 pritet tё vihen nё funksion impiantet pёr trajtimin e ujёrave tё ndotura nё regjionin e Prizrenit dhe Gjakovёs. Pёr tё mbuluar shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes, pritet tё ketë rritje tё tarifave volumetrike tё ujёrave tё ndotura pёr vitet 2019 dhe 2020 (varësisht prej kohës kur aktivizohet impianti pёr trajtimin e ujёrave tё ndotur).

Nё funksion tё reduktimit tё humbjeve tё ujit ARRU ka parashikuar dhe ka aprovuar reduktimin e humbjeve tё ujit pёr 2% nё vit pёr tri vitet e procesit tarifor (nё total 6% pёr tri vite).

Tarifat e reja do të fillojnë të aplikohen nga 1 Janari gjer me 31 Dhjetor 2018.

Duke pas parasysh se ekzistojnë shtatë KRU si rrjedhojë kemi edhe shtatë urdhëresa tarifore për secilin rajon, që do të thotë se tarifat dallojnë prej regjionit në regjion. 
Të dhënat tjera për tarifa sipas Urdhëresave Tarifore të Shërbimit të viteve 2018-2020 mund ti gjeni në ueb faqen tonë; www.arru-rks.org