ARRU logo
2003 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja në Konferencën Regjionale ‘Problematika Aktuale e Furnizimit me Ujë dhe Shkarkimi i Ujërave të Zeza’, në Cavtat/Republika e Kroacisë, 22-26 tetor 2014


22.12.2014

Pjesëmarrja në Konferencën Regjionale ‘Problematika Aktuale e Furnizimit me Ujë dhe Shkarkimi i Ujërave të Zeza’, në Cavtat/Republika e Kroacisë, 22-26 tetor 2014

 

Në organizim të Shoqatës së Ujësjellësve dhe Shkarkuesve të Ujërave të Zeza të Republikës së Kroacisë, kanë marr pjesë një delegacion nga ZRRUK i përbërë nga Z. Raif Preteni, Drejtor dhe Z. Sami Hasani, Udhëheqës i Departamentit të Tarifave, në Konferencën regjionale me temën, “Problematika Aktuale e Furnizimit me Ujë dhe Shkarkimi i Ujërave të Zeza”.

Në kuadër të konferencës ka qenë i organizuar; Seminari profesionale i kësaj problematike, kahet e zhvillimit ne frymën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe përvojat e vendit dhe disa vendeve tjera ne uljen e kostove të prodhimit, shembuj nga sukseset e arritura në zvogëlimin e humbjeve ujit, të arriturat tekniko teknologjike në identifikimin e aseteve dhe mbikëqyrjen e funksionimit të tyre, sikurse edhe njohja me disa nga prodhuesit kryesore të pajisjeve dhe teknologjive të shërbimeve publike të ujit, duke theksuar edhe vizitat studimore në impiantin burimit dhe trajtimit të ujit të pijes të Qytetit të Dubrovnikut dhe atë të trajtimit të pjesshëm të ujërave të ndotura dhe shkarkimi i tyre të qytezës së Cavtatit në Republikën e Kroacisë etj.

Temat më kryesore kanë qenë:

1. Aktualitetit i shërbimeve publike të ujit në Republikën e Kroacisë!
2. Seminari i prezantimeve profesionale!

 

Gjatë qëndrimit në Konferencë delegacioni ka pas rast të takojnë shumë përfaqësues kompanish të cilët ofrojnë shërbimet publike të ujit, pjesëmarrës të tjerë të shkencës dhe përfaqësues të ndryshëm të kompanive me renome të cilët prodhojnë dhe ofrojnë pajisje të avancuara teknologjike të cilat e avancojnë nivelin e këtij shërbimi.

Nga prezantimet e pjesëmarrësve në këto konference dhe simpozium shkencorë dhe nga takimet e mbajtura me përfaqësues të ndryshëm, janë marr përvoja të mira, të cilat do të angazhohen ti implementojnë, transmetojnë me qëllim të ndikimit te KRU-të të avancojnë shërbimet e veta të ujit dhe në përgjithësi të ngrisin aspektet menaxheriale të tyre për ta bërë shërbimin publik të ujit ma të mirë në interes të të gjitha palëve të ndërlidhura të sistemit.