ARRU logo
1995 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Vizita në Sh.A. Ujësjellës Kanalizim të Korçës/ Shqipëri dhe Amendamentimi i Ligjit NR. 03/l-086, 16-19 Maj 2013


22.12.2013

Vizita në Sh.A. Ujësjellës Kanalizim të Korçës/ Shqipëri dhe Amendamentimi i Ligjit NR. 03/l-086 (16-19 Maj 2013)

Me qëllim të promovimit të vlerave dhe praktikave të mira të punës në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe Amandamentimin e Ligjit nr. 03/086, mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 mbi Veprimtarit e Ofruesve të Shërbimit të Ujësjellësit, Kanalizimi dhe të Mbeturinave, delegacioni i ZRRUK në përbërje të Raif Preteni, Drejtor i ZRRUK dhe Mejreme Cërnobregu, Kryesuese e DL&L në ZRRUK, së bashku me delegacionin, gjegjësisht me komplet anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor (si Komision funksional i ZRRUK), dhe stafin e administratës së Kuvendit të Kosovës, kanë bërë vizitë Ujësjellësit të Qytetit të Korçës dhe impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në po të njëjtin qytet.

Në përcjelljen e përfaqësuesve të Sh. A. UK të Korçës, fillimisht kemi vizituar sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, ku pjesëmarrësit janë njoftuar në mënyrë të hollësishme dhe të drejtpërdrejt për rrugëtimin e suksesshëm të kësaj kompanie nga fakti se kjo Kompani është një ndër kompanitë më të suksesshme në Shqipëri, si me furnizim me ujë për 24h dhe inkasim. Aty pati mjaft interesim nga anëtarët e komisionit me pyetje konkrete për rregullimin praktik dhe funksionimin më të mirë të këtij sektori.
Më pas delegacioni vizitoi impiantin për përpunimin e ujërave të ndotura. Aty u njoftuan në përgjithësi për rolin dhe rëndësinë e këtij impianti, rregullimin e këtij sektori, procedurat e punës etj.

Gjatë kësaj vizite delegacionin e ka shoqëruar Komisionari i Entit Rregullator të Ujit nga Shqipëria, z. Altin Ukaj, me të cilin është biseduar rreth ligjit me të cilin funksionon ky Rregullator, dhe janë marrë praktikat e mira që mund të jenë të dobishme për rregullatorin tonë.

Në mënyrë intensive dhe mënyrë dinamike është punuar në amandamentimin e Ligjit të ZRRUK.

 Pjesëmarrësit:

1. Nait Hasani - Kryetar i Komisionit,
2. Liburn Aliu - Nënkryetar i Komisionit,
3. Rasim Demiri- Nënkryetar i Komisionit,
4. Nijazi Idrizi - Anëtarë i Komisionit,
5. Salih Morina - Anëtarë i Komisionit,
6. Afërdita Berisha-Shaqiri - Anëtare e Komisionit,
7. Sevdije Lama - Anëtare e Komisionit,
8. Ismet Krasniqi - Sekretari i Kuvendit,
9. Xheladin Hoxha - Drejtor i Seksionit të Komisioneve në Departamentin Ligjor,
10. Bajram Badivuku - Koordinator i Komisionit,
11. Ylber Sherifi - Zyrtar i Lartë (nga Kuvendi),
12. Flamur Hyseni- Ekspert Ligjor (i emëruar nga Kuvendi),
13. Raif Preteni - Drejtor i ZRRUK,
14. Mejreme Cërnobregu - Kryesuese e Dep. për Ligj & Licenca.