21.12.2010
Ndarja e Çmimeve për Performancën e Kompanive Publike të Ujësjellësit dhe Mbeturinave
Sot në Prishtinë, me një ceremoni rasti, Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (ZRRUM), Prezantoi Raportin Vjetor të Performancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit dhe të Mbeturinave për vitin 2009, me ç’rast shpalli dhe rezultatet nga vlerësimi i Performancës dhe ndau këto çmime :
Në këtë ceremoni, përpos përfaqësuesve të kompanive publike të licencuara morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të sektorit të ujit në Kosovë:
Laura Zherka, Këshilltare e zv. Kryeministrit z. Hajredin Kuçi
Naser Rugova, Kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
Ramadan Sejdiu, Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF),
Husnija Beskovic, Këshilltar i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe përfaqësues së donatorëve si: Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE), Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO), Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), përfaqësues të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik etj.
Raif Preteni drejtor i ZRRUM, duke folur për rëndësinë e publikimit të Raportit Vjetor të Performancës, me këtë rast theksoi:
“Raporti ofron një pasqyrë vjetore objektive dhe të pavarur të Performancës së kompanive të ujësjellësit, kanalizimit dhe mbeturinave në Kosovë dhe ofron informata të besueshme për të gjithë akterët e ndërlidhur me shërbimet e ujësjellësit, kanalizimit dhe mbeturinave i cili mund të jetë i dobishëm edhe për palët tjera të interesit të ndërlidhura me këto shërbime’’.
Zt. Preteni më tutje duke iu referuar qëllimit të rangimit të kompanive publike të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave, thekson se në këtë mënyrë bëhet dhe promovimi i vlerave dhe standardeve më të larta të punës si dhe ngritja e efiçencës në punën e këtyre kompanive, e që kanë për synim final ngritjen e cilësisë së shërbimeve që u ofrohen konsumatorëve.
“Fatkeqësisht më duhet të potencoj se është zhgënjyese fakti se raporti i Performancës në pjesën më të madhe të treguesve të tyre për kompanitë e ujit dhe mbeturinave është përkeqësuar gjatë vitit 2009, krahasuar me vitin 2008. Arsyet për një gjendje të këtillë mund të jenë komplekse dhe të njëjtat do të shqyrtohen fuqishëm në muajt e ardhshëm me të gjithë akterët e involvuar në sektorin e ujit dhe mbeturinave” vazhdoi më tutje zt. Preteni.
” Në këtë vazhdë Rregullatori do të avancojë legjislacionin primarë dhe sekondarë, politikat dhe metodologjitë e punës së vet, duke insistuar në aplikimin e përvojave të mira të vendeve ku ne synojmë. Në këtë kontest ne do të zhvillojmë politika të reja tarifore të ujit dhe të ujërave të zeza, për të cilin aktivitet do të kemi përkrahje nga konsulenca e projektit mbështetës për ZRRUM-in ,IPA, financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Unë shpresoj se edhe donatoret si deri më tani do të sigurojnë mbështetje të nevojshme në lidhje me përmirësimin e Performancës së kompanive. Po ashtu vlerësoj shumë mbështetjen e gjertanishme dhe të vazhdueshme të ofruar nga donatorët dhe kam besim se përpjekjet e kombinuara; të ZRRUM-it, MEF-it (Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike), Task Forcës së Ujit, stafit të KRU-ve do të ndihmojnë në ngritjen e përgjithshme të Performancës nëpër kompanitë tona rajonale’’ theksoi në fjalën e tij Zt. Preteni duke potencuar se monitorimi i Performancës do të stimulojnë konkurrencën mes kompanive duke synuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara.