ARRU logo
1939 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) Aprovoi një ngritje të pjsëshme të tarifave të shërbimeve publike të ujit për vitin 2013


19.12.2013

ZYRA RREGULLATORE PËR UJËSJELLËS DHE KANALIZIM (ZRRUK) APROVOI
NJË NGRITJE TË PJESSHME TË TARIFAVE TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË UJIT PËR VITIN 2013



Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim në Kosovë, ka aprovuar tarifat e reja të shërbimeve publike të ujit për vitin 2013 me të cilat Kompanitë Regjionale të Shërbimeve Publike të Ujit do të faturojnë konsumatorët e shërbyer gjatë këtij viti.

Tarifat Volumetrike të këtij viti rregullatorë janë ngrit te të dy grupimet e konsumatorëve (shtëpiakë dhe jo-shtëpiak) në të gjitha kompanitë publike të shërbimeve të ujit, varësisht nga kostot e tyre dhe regjionin ku operojnë.

Mesatarja e tarifave të ngritura te konsumatorët shtëpiakë, dhe ata jo-shtëpiak gjatë vitit 2013 në krahasim me tarifat e tilla të vitit 2012 janë ngritë për 0.02€/m3.

Tarifat e konsumatorëve shtëpiakë nëpër regjione kanë pësuar këto ngritje; me nga 0.01 €/m3 janë ngrit tarifat e Regjionit të Prishtinës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajt, 0.03 €/m3 është ngrita tarifa e Regjionit të Gjakovës dhe me nga 0.04 €/m3 janë ngrit tarifat në Regjionin e Prizrenit dhe Mitrovicës.

Ndërsa tarifat e konsumatorëve jo-shtëpiakë nëpër regjione kanë pësuar këto ndryshime; në Regjionin e Gjilanit kemi zbritje të tarifave të vitit 2012 të këtij grupimi të konsumatorëve për -0.05€/m3, në Regjionin e Ferizajt për -0.01€/m3, në Regjionin e Prishtinës nuk kemi lëvizje të tarifave të vitit 2012 ato mbeten të njëjta edhe gjatë vitit 2013, në Regjionin e Gjakovës dhe Mitrovicës kemi ngritje të tarifës së këtij grupimi të konsumatorëve për 0.03€/m3 dhe në Regjionin e Prizrenit kemi ngritje prej 0.08€/m3.

Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2012-2014, të cilat janë përcaktuar mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të ujit në gjysmën e dytë të vitit 2011. Për këtë proces rregullatorë të tarifave kanë qenë të përcaktuar caqet rregullatore për çdo kompani, të cilat është dashur të përmbushin për ti realizuar tarifat sipas projeksioneve të planifikuara vit pas viti.

Me procesin e përmbyllur tariforë 2012-2014 në fund të tetorit 2011, sipas caqeve të përcaktuara për ti përmbush, pa i marr parasysh lëvizjet inflatore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit në Kosovë të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për periudhën tetor/2010- dhjetor/2012, ka qenë e planifikuar ngritja mesatare e tarifave të vitit 2013 për konsumatorët shtëpiakë për furnizim të ujit për 5.50%, ndërsa për ujëra të zeza për 5.58%,

Për shkak të mos përmbushjes së plotë të caqeve për realizim të investimeve kapitale vetanake gjatë vitit 2012, këto tarifa kanë pësuar një ngritje simbolike, duke mos aplikuar normën e plotë të lëvizjeve inflatore, për periudhën e shikuar.

Sikurse të ishin përmbush objektivat e përcaktuar me realizim të investimeve kapitale me financim vetanak, tarifat e këtij viti do të ishin dukshëm ma të larta, por, pasi që kompanitë kanë dështuar me përmbush në tërësi një nga objektivat e tyre kryesore, edhe tarifat për ngritje nuk kanë shkuar me dinamiken e paraparë.

Në një formë kompanitë janë ndëshkuar për mos realizim të projekteve të investimeve kapitale me financim vetanak dhe si rezultat kemi ngritje të përmbajtur të disa tarifave në regjionet e caktuara.

Vizioni i jonë bazë i kësaj rregullative është ta bëjmë funksional këtë sektor për shërbimet që i ofron, për tu përgjigj detyrimeve të veta ndaj publikut dhe për të krijuar mundësi që konsumatorët të mund të paguajnë faturat për shërbimet e marra.

Të dhënat tjera për tarifa sipas Urdhëresave Tarifore të Shërbimit të vitit 2013 mund ti gjeni në ueb faqen tonë; www.wwro-ks.org.

Interesimit tuaj për sqarim të çdo çështje që mund të jetë me interes për Ju dhe publikun do ti përgjigjemi në çdo kohë.