ARRU logo
1938 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Zyra Rregullatorë për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK), Publikoi Raportin Vjetor të Performancës 2012, për Kompanive Rajonale te Ujësjellësve në Kosovë


20.12.2013

ZYRA RREGULLATORE PËR UJËSJELLËS DHE KANALIZIM (ZRRUK), PUBLIKOI RAPORTIN VJETOR TË PERFORMANCËS 2012, PËR KOMPANITË RAJONALE TË UJËSJELLËSVE NË KOSOVË

Sot në Prishtinë, në një takim ceremonial, Zyra Rregullatorë për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK), publikisht prezantoi: Rezultatet e vlerësimit të performancës së 7 Kompanive Rajonale te Ujësjellësve (KRU), si dhe promovoi publikimin e Raportit Vjetor të Performancës. Raporti i vlerësimit të performancës për kompanitë e furnizimit me Ujësjellës dhe Kanalizim, si dhe Shitjes së Ujit me Shumicë në Kosovë për vitin 2012, është i shtati në një seri raportesh të publikuara nga ZRRUK.

Në këtë takim, përveq përfaqësuesve të KRU, të IKSHPK, të Donatorëve etj., ishin edhe Ministri i MZHE, z. Fadil Ismajli dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim hapësinor, z. Nait Hasani.

Si Ministri ashtu edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar, me një fjalë rasti përgëzuan këtë evinement duke uruar që Performanca e KRU në bashkëpunim me ZRRUK të përmirësohet në vazhdimësi.

“Monitorimi i performancës, si dhe informimi i publikut për performancën e punës së Ofruesve të shërbimeve të ujit në Kosovë, është një mekanizëm rregullator i cili ka për qëllim përmirësimin e performancës së kompanive dhe njëkohësisht të siguroj dhe informoj konsumatorët, se janë duke marrë përfitimet në shërbime për parat që kanë paguar”,- tha Z. Raif Preteni, Drejtor I ZRRUK.
Meqenëse KRU veprojë në kushte të monopolit të plotë në zonat e tyre respektive të shërbimit, përdorimi i vlerësimit krahasues është pare i nevojshëm për të nxitur konkurrencën, të përcaktojë ngecjet dhe progresin e bërë në këtë sektor ne menyre qe të lejojë palët e ndryshme (pale të e interesit), për të planifikuar ndërhyrjet e duhura me qellim te permiresimit te performances se kompanive individualish si dhe te sektorit te sherbimeve te ujit ne pergjithesi. Në këtë mënyrë çdo KRU është e motivuar për të përmirësuar performancën e saj në raport me performance e saj të mëparshme, si dhe të bëjë punën e sajë më mirë se kompanitë e tjera si motra ne vende.
Performanca e përgjithshme e KRU, në vitin 2012 është më e përmirësuar në raport me vitin 2011. Përmirësimi është evident në të dyja shërbimet (furnizim me ujë dhe shërbime të ujërave të zeza), sidomos përmirësimi është më i theksuar tek performanca financiare gjegjësisht profitabiliteti dhe vetëm pakë, është përmirësuar shkalla e arkëtimit.

Z Preteni, po ashtu tha: “Edhe përkundër se Performanca e KRU është përmirësuar në disa aspekte, ajo ende është shumë larg asaj që ne do të dëshironim. Pra, ajo nuk është e përmirësuar në nivel të kënaqshëm dhe në nivelin me të cilin jemi dakorduar me ofruesit e shërbimeve. Ne jemi të brengosur për nivelin aktual të efiçencës komerciale (normën e arkëtimit) e cila është në nivel të pa-kënaqshëm, ende 30% e borxheve për shërbimet e ofruar nuk mund të mblidhen. Ne po ashtu nuk mund ta pranojmë si të arsyeshëm një nivel kaq të lartë të Ujit të pa faturuar(UPF) me të cilën ballafaqohen të gjitha KRU, ende 60% e ujit të furnizuar nuk mund faturohet, kjo shkakton humbje të të ardhurave për kompanitë, rritje të kostove të prodhimit, si dhe krijon vështirësi në furnizim të rregullt me ujë. Ne nuk jemi të pajtuar as me nivelin e shpenzimeve të investimeve kapitale, programi i investimeve kapitale i paraparë nga KRU në planet e tyre të bizneseve, një pjesë e konsiderueshme nga të cilat janë mbuluar me tarifa, është shumë i ulët”.

Më tej z. Preteni shtoji se ky ka qenë një vit, ku konform kompetencave ligjore, ZRRUK është angazhuar që konsumatorët të kenë një faturim të saktë të bazuar në leximin e rregullt të ujëmatësve, dhe për këtë kanë:

(i) kërkuar nga KRU, që të gjithë konsumatorët të pajisen me ujëmatës funksional,
(ii) aprovuar procedurat dhe listat me mesataret e ngarkesave, për konsumatoret të cilët faturohen në mënyre paushall deri në vendosjen e ujëmatësit, të cilat janë jo diskriminuese dhe njëkohësisht stimulues për ti shtyrë konsumatorët për ti vendosur ujëmatësit,
(iii) realizuar inspektime për të konstatuar rregullshmërinë e leximit dhe faturimit dhe për kompanitë të cilat kanë pasur parregullsi kemi shqiptuar gjoba,
(iv) vendosur që leximi i ujëmatësve të bëhet në baza mujore,
(v) kërkuar që në ndërtesa kolektive, në të cilat nuk ka mundësi teknike të vendosjes së ujëmatësve individual, faturimi të bëhet në bazë të ujëmatësit të përbashkët dhe në përputhje me mënyrën e paraparë ligjore,
(vi) përfunduar inspektime të rregullshmërisë së faturimit në ndërtesa kolektive dhe për parregullsitë e konstatuara, kemi kërkuar nga KRU, të bëhen korrigjimet e duhura.

ZRRUK po ashtu ka vendosur objektiva afatgjate me synim për të arritur kompaninë ideale, e cila pasqyron sigurimin e nivelit të shërbimit te krahasuar me një performancë moderne të shërbimeve efikase dhe funksionale të furnizimit me ujë.

ZRRUK synon Kompaninë e cila ka furnizim me ujë 24h, përputhshmëri të plotë të cilësisë me parametrat e standardeve vendore, presion adekuat në rrjet dhe brenda parametrave ligjore dhe njëkohësisht të këtë performancë të lartë komerciale dhe kosto efiçente, prandaj edhe insistojmë shumë që KRU ti realizojnë objektivat afat shkurta të vendosur përmes proceseve tarifor të cilat janë garantuese se ne do ti arrimë objektivat madhore.

“Ne jemi të bindur dhe do të punojmë shumë për ti bindur edhe të tjerët (Ofruesit e shërbimeve), se konsumatorët të cilët janë përfituesit e shërbimeve të tyre, meritojnë vlerë në shërbime cilësore për paratë që paguajnë dhe për këtë arsye, ZRRUK do të zbatoj me vendosmëri përgjegjësit ligjore dhe institucionale duke luajtur një rol kyç në këtë drejtim” - shtoi për fund Z. Preteni.

Meqenëse ZRRUK ka konstatuar se Performanca e përgjithshme e KRU-ve në vitin 2012 është më e përmirësuar në raport me vitin 2011, ndau çmime për:
1. KRU ‘Hidrodrini’ sh.a. Pejë, si Kompania me Performancën më të mirë në vitin 2012, si dhe për
2. KRU ‘Prishtina’ sh.a. Prishtinë, si Kompania e cila ka pasur përmirësimet më të mëdha në vitin 2012, në raport me vitin 2011.

Të dhënat tjera për Raportin e Performancës të vitit 2012, mund ti gjeni në ueb faqen tonë; www.wwro-ks.org