PN 02/16 , Prishtinė 14.09.2016

 

PUBLIKIMI I RAPORTIT VJETOR TĖ PERFORMANCĖS PĖR VITIN 2015 PĖR SHĖRBYESIT E UJIT NĖ KOSOVĖ

 

Sot nė Prishtinė, nė njė takim ceremonial, Autoriteti Rregullatorė pėr Shėrbimet e Ujit (ARRU), prezantoi publikimin e Raportit tė Performancės pėr vitin 2015, pėr shėrbyesit e ujit nė Kosovė, gjegjėsisht Kompanitė Rajonale tė Ujėsjellėsit (KRU).

Drejtori I ARRU, Z. Raif Preteni, pasi ju dėshiroi mirėseardhje tė pranishmėve dhe i falėnderoi pėr pjesėmarrje, tha se Raporti vjetor i performancės pėr ofruesit e shėrbimeve tė ujit nė Kosovė pėr 2015, ėshtė i 10 me radhė nė serinė e raporteve tė publikuara nga Autoritetit Rregullator pėr Shėrbimet e Ujit, dhe paraqet njė angazhim tė rėndėsishėm pėr tė raportuar publikisht dhe nė mėnyrė tė pavarur. Ky ėshtė njė raport i plotė krahasues i shėrbimeve tė ujit dhe performancės se ofruesve tė shėrbimeve (KRU) dhe publikimi i kėtij raporti nga Autoriteti bazohet nė pėrgjegjėsinė ligjore tė dhėnė me Ligji Nr.05/L-042, neni 37.

Tė dhėnat e ofruara nga ofruesit e shėrbimeve tė ujit, janė verifikuar/audituar nga ARRU, pėrmes njė procesi transparent dhe tė verifikueshėm. Rregullatori nė vazhdimėsi ka kėrkuar nga KRU-tė informacion tė besueshėm, tė saktė dhe nė kohė, me kusht qė tė veprojė nė mėnyrė efektive pėr tė pėrmbushur funksionet dhe pėrgjegjėsitė e saja institucionale”shtoi Z. Preteni.
Sa i pėrket sektorit tė shėrbimeve tė ujit u tha se Performanca e pėrgjithshme e KRU, nė vitin 2015, ėshtė mė e pėrmirėsuar nė raport me vitin 2014. Pėrmirėsimi ėshtė evident nė tė dyja shėrbimet, Furnizim me ujė dhe Shėrbime tė ujėrave tė zeza. Pėrmirėsime janė shėnuar edhe tek performanca financiare, gjegjėsisht profitabiliteti. Megjithatė brengosėse ėshtė niveli aktual nė efiēencėn komerciale (Norma e arkėtimit) e cila shumė pakė ėshtė pėrmirėsuar.

“Investimet e konsiderueshme tė viteve tė fundit nė ngritjen e kapaciteteve prodhuese tė ujit pėrmes ndėrtimit dhe funksionalizimit tė dy fabrikave tė ujit nė rajonin e Mitrovicės, kanė ndikuar dukshėm nė pėrmirėsimin e vazhdimėsisė sė furnizimit me ujė pėr kėtė rajon I cili ka qenė i prekur nga mungesa e theksuar e ujit.
Mbulueshmėria me shėrbime tė furnizimit tė ujit dhe kanalizimit nė zonat e shėrbimit tė ofruesve tė shėrbimeve nė nivel tė sektorit gjithashtu ka shėnuar rritje tė lehtė e cila e ngrit nė 87% mbulueshmėrinė me shėrbime tė furnizimit me ujė nė nivel tė sektorit, pėrderisa mbulimi me kanalizim ėshtė mė i ultė me vetėm 65%.” tha Z. Preteni

Edhe pse nga viti nė vit ka pėrmirėsime tė performancės sė ofruesve tė shėrbimeve nė shumicėn e treguesve tė performancės, si nė aspektin individual tė ēdo ofruesi ashtu edhe nė aspektin e pėrgjithshėm, akoma ballafaqohemi me probleme, pėrmirėsimi i tė cilave kėrkon angazhim tė tė gjitha palėve duke filluar nga ofruesit e shėrbimeve, rregullatori, konsumatorėt, qeveria si aksionare e tyre, etj. Efiēenca e arkėtimit tė tė ardhurave nga KRU, ende ėshtė shumė mė i ultė sesa qė duhet tė jetė dhe konsiderohet tė jetė sfida mė serioze me tė cilėn pėrballet sektori.
Uji i pa faturuar gjegjėsisht humbjet e ujit ėshtė tepėr i madh dhe raportohet se kėtė vit ėshtė nė nivelin 56%. Pėrkundėr angazhimeve tė brendshme tė KRU-ve, dhe mbėshtetjes intensive tė sektorit tė ujit nė Kosovė nga agjencitė donatore, qė nga pas lufta, ato nuk ishin nė gjendje qė tė zgjidhnin situatėn alarmuese tė humbjes sė ujit. Pėrkundrazi, UPF ka stagnuar nė nivel tė lartė nė tė gjitha KRU. Sfidė pėr kompanitė ėshtė pėr tė lėvizur drejt njė niveli ekonomik tė rrjedhjes e cila balancon koston e prodhimit me koston e angazhimit pėr tė kontrolluar nivelin e rrjedhjes.

“Pėr njė pėrmirėsim mė substancial tė pėrformancės ėshtė me rėndėsi qė tė kėtė njė bashkėveprim dhe koordinim mė tė madh nė mes tė gjitha palėve te interesit pėrfshirė: Qeverinė, rregullatorin, ofruesit e shėrbimeve, si dhe donatorėt. Si pikėnisje nė kėtė drejtim do te ishte njė marrėveshje e dakorduar pėr caqet nė treguesit kyq tė performances, pėrtej objektivave rregullatore- gjegj࡙sisht tarifore si dhe njė monitorim efektiv i vlerėsimit tė arritjeve sė caqeve nė baza periodike. Ne shpresojmė qė Kompanitė e ujit, Rregullatori, Qeveria e Kosovės, Politikė-bėrėsit dhe tė tjerėt do tė jenė nė gjendje qė ti pėrdorin tė dhėnat nė kėtė raport si njė pikė referimi pėr pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė performancės sė shėrbimeve tė ujit dhe kanalizimeve si dhe pėr tė ndihmuar politikat e ardhshme tė lidhura me planifikimet nė industrinė e shėrbimeve tė ujit nė Kosovė” potencoi z. Preteni.

Kėtė vit, ēmimi pėr: Performanca mė e mirė gjatė vitit 2015, si dhe pėrmirėsimet mė tė mėdha tė performancės nė vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, iu ndanė KRU ‘Radoniqi’ Sh.A. Gjakovė.

Tė dhėnat tjera pėr Raportin e Performancės tė vitit 2015, mund ti gjeni nė ueb faqen tonė; www.arru-rks.org