Komunikatė pėr shtyp: PN 01/14   Prishtinė, 08.01.2014

 

Zyra Rregullatore pėr Ujėsjellės dhe Kanalizim (ZRRUK) e Kosovės, vazhdoi vlefshmėrinė e tarifave tė shėrbimeve publike tė ujit tė vitit 2013 edhe gjatė vitit 2014, me dy pėrjashtime te dy kompani regjionale

ZRRUK, pas analizės sė afarizmit tė realizuar tė kompanive regjionale tė shėrbimeve publike tė ujit gjatė vitit 2013, ka vendosur me vazhdimin e vlefshmėrisė sė tarifave tė shėrbimeve publike tė ujit tė vitit 2013 edhe gjatė vitit 2014, te pesė (5) kompanive regjionale tė shėrbimeve tė ujit, ndėrsa te dy nga to ka bėrė korrigjime tė pjesshme, me tė cilat do tė faturohen konsumatorėt e shėrbyer gjatė kėtij viti biznisor.

Tarifat volumetrike tė shėrbimeve publike tė ujit tė kompanive regjionale: KRU “Prishtina” sh. a. Prishtinė, KRU “Hidrodrini” sh. a. Pejė, KRU “Mitrovica” sh. a. Mitrovicė, KRU “ Hidromorava” sh. a. Gjilan dhe KRU “Bifurkacioni” sh. a. Ferizaj do tė vazhdojnė ti faturojnė konsumatorėt e vet gjatė vitit 2014 me tarifat e vitit 2013 tė cilat janė vėrtetuar si tė tilla.

Tek KRU “Radoniqi” sh.a Gjakovė tarifa volumetrike pėr shėrbimet e ujėsjellėsit pėr konsumatorėt e amvisėrisė ėshtė ngritur nga 0.35 €/m3 nė 0.36 €/m3, po ashtu edhe tarifa volumetrike pėr shėrbimet e kanalizimit pėr konsumatorėt biznese e institucione ėshtė rritur nga 0.21 €/m3 nė 0.22 €/m3.
Tek KRU “Hidroregjioni-Jugor” sh.a Prizren tarifa volumetrike pėr shėrbimet e ujėsjellėsit pėr konsumatorėt e amvisėrisė ėshtė ngritur nga 0.35 €/m3 nė 0.36 €/m3, po ashtu edhe pėr konsumatorėt biznese e institucione tarifa volumetrike pėr shėrbimet e ujėsjellėsit ėshtė rritur nga 0.69 €/m3 nė 0.70 €/m3.

Arsyet e marrjes sė njė vendimi tė tillė qėndrojnė nė faktin se as njė nga Kompanitė Regjionale tė Ujit (KRU), nuk i ka pėrmbush ose pėrafruar pėrmbushjes sė objektivave tė dymbėdhjetė (12) treguesve kyē tė pėrcaktuar nga ZRRUK me procesin rregullatorė tė tarifave tė vitit 2013, tė cilėt kanė qenė parakusht pėr tė proceduar me metodologjinė e rishikimit tė tarifave pėr ngritje tė kėtyre shėrbimeve publike tė ujit.

Korrigjimet e pjesshme tė rishikimit tė tarifave te dy kompanitė regjionale tė theksuara ma lartė, janė pėrshtat me ngritje simbolike tė tarifave tė tyre pėr nga njė (1) cent pėr m3, pasi qė njėra nga to ka tė pėrmbushur tre tregues e tjetra dy dhe qė tė dy kompanitė i janė pėrafruar shumė shumės sė planifikuar tė realizimit tė investimeve kapitale tė financuar nga mjetet vetanake financiare.

Mesatarja e tarifave volumetrike tė shėrbimeve tė ujit nė sistemet e rregulluara tė shėrbimeve publike tė ujit (KRU-tė) tė licencuara nga ZRRUK, ka mbet nė nivelin e tarifės ekzistuese tė vitit 2013 edhe gjatė vitit 2014 e ajo ėshtė 0.41 €/m3.

Ky proces tariforė ėshtė pjesė e procesit rregullatorė tė tarifave 2012-2014, tė pėrcaktuar mbi bazėn e Biznes Planeve Rregullatore tė prezantuara nga Kompanitė Regjionale tė Shėrbimeve tė Ujit nė gjysmėn e dytė tė vitit 2011 dhe politikave rregullatore tė kėtyre shėrbimeve tė aprovuar nga ZRRUK.

Tė dhėnat tjera pėr tarifa sipas Urdhėresave Tarifore tė Shėrbimit tė vitit 2014 mund ti gjeni nė ueb faqen tonė: www.wwro-ks.org,

Interesimit tuaj pėr sqarim tė ēdo ēėshtje qė mund tė jetė me interes pėr Ju dhe publikun do ti pėrgjigjemi nė ēdo kohė.