Roli dhe Pėrgjegjėsitė


Autoriteti rregullator pėr shėrbimet e ujit (ARRU) si autoritet I pavarur, ėshtė pėrgjegjės pėr rregullimin e veprimtarive tė ofruesve tė shėrbimit tė ujit Kosovė.

Roli i ARRU ėshtė qė tė sigurojė ofrimin e shėrbimeve cilėsore, efiēente, dhe tė sigurta nė baza jo-diskriminuese pėr tėrė konsumatorėt nė Kosovė, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe tė shėndetit publik.

Autorizimet dhe pėrgjegjėsitė e ARRU pėrfshijnė:

  • Licencimin e ofruesve tė shėrbimeve dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė kushteve tė pėrcaktuara me licencė tė shėrbimit;
  • Pėrcaktimin e tarifave tė shėrbimit pėr ofruesit e shėrbimeve, duke siguruar qė tarifat tė jenė tė drejta dhe tė arėsyeshme dhe tė mundėsojnė qėndrueshmėrinė financiare tė ofruesve tė shėrbimeve;
  • Vendosjen e standardeve tė shėrbimit dhe mbikėqyrjen e zbatimit nga ofruesit e shėrbimeve tė kėtyre standardeve;
  • Monitorimin e performancės sė ofruesve tė shėrbimeve pėr tė vlerėsuar nėse ata i pėrmbushin kushtet e pėrcaktuara me licencėn e shėrbimit si dhe caqet e pėrcaktuara me procesin tarifor;
  • Themelimin dhe mbėshtetjen e Komisioneve kėshilluese tė konsumatorėve nė
    shtatė regjionet e Kosovės;
  • Hartimin dhe miratimin e rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore nė pajtim me autorizimet qė ka nė bazė tė kėtij ligji dhe ligjeve tjera tė aplikueshme;
  • Inspektimin e standardeve tė shėrbimit dhe mbikėqyrjen e zbatimit tė akteve ligjore tė Autoritetit.

 

Llogaridhėnia e ARRU

Nė pajtim me Ligjin Nr. 05/L -042, pėr punėn e vet, ARRU i pėrgjigjet Kuvendit tė Kosovės i cili e emėron Drejtorin dhe Zėvendėsdrejtorin e ARRU.

Financimi i ARRU

Financimi i ARRU bėhet nga taksat e licencimit qė paguajnė Ofruesit e  Shėrbimeve tė licencuar nga ARRU.