Aktivitetet

 

Pjesėmarrje e Pėrfaqėsuesve tė ZRRUK nė punėtorinė e Programit tė Ujit pėr Danubin, nė Bukuresht tė Rumanisė-25-27 shtator 2013

Nga data 25 deri 27 Shtator, pėrfaqėsuesit e ZRRUK, z. Qamil Musa, Kryesues i Departamentit tė Performancės, si dhe znjsh. Zoge Spahiu, Inspektore nė Departamentin e Ligjit dhe Licencave, me ftesėn e ‘Danube Water Program’(Programi i Ujit pėr Danubin), kanė marrė pjesė nė Punėtorinė nga Shtylla e tretė me temė: ‘BECHMARKINGU, RRUGA PER TE ECUR PERPARA’ e mbajtur ne Bukuresht te Rumanisė.

Ne kėtė Punėtori kanė marre pjese pėrfaqėsuesit e 12 shteteve tė rajonit tė Danubit, (Austria, Shqipėria, Ukraina, Rumania, Moldavia, Bullgaria Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi), Ekspert ndėrkombėtar nga Fusha e Bechmarkingut dhe Ekipi i ‘Danub Water Programit’, me ē’rast nė mėnyrė tė gjithanshme u diskutuan aktivitetet e kyējes sė mbėshtetjes sė kėtij programi nė fushėn e Standardizimit dhe Bechmarkingut nė rajone, gjatė dy viteve tė ardhshme.

Delegacioni i Kosovės ka qenė aktiv, fillimisht duke prezantuar pėrvojėn nga Kosova nė Procesin e Monitorimit dhe Vlerėsimit Krahasues nė nivelin nacional, i cili u vlerėsua dhe u pėrcill me interes tė veēantė, si gjatė sesioneve ashtu edhe gjatė bisedova jo formale me pėrfaqėsuesit e vendeve tjera dhe ekspertėve gjatė kohėzgjatjes sė punėtorisė. U deklarua se nė parim se ZRRUK ėshtė pėr bashkėpunim nė kuadėr tė Bechmarkingut regjional, tė cilin e shohim si mundėsi pėr tė avancuar jo vetėm procesin por edhe nė pėrgjithėsi shėrbimet e ujėsjellėsit dhe tė kanalizimit nė vend.

U konsiderua se pjesėmarrja nė kėtė Punėtori ka qenė jashtėzakonisht e suksesshėm si nė marrjen e njohurive dhe pėrvojave tė reja, tė cilat padyshim do tė na ndihmojnė pėr tė avancuar punėn tonė gjatė zbatimit tė aktiviteteve nė Monitorimin e Performancės dhe Vlerėsimit Krahasues. Pėr mė tepėr ne presim njė ndihme konkrete nga ‘Danube Water Program’ pėr avancimin e aktiviteteve nė Bashkėpunimin Regjional.